VIDEO/ Teuta “macja e zezë” e Tiranës, durrsakët i falen golit të Lorenco Vilës dhe marrin fitoren e parë për këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 23:58

VIDEO/ Teuta “macja e zezë” e Tiranës, durrsakët i falen golit të Lorenco Vilës dhe marrin fitoren e parë për këtë sezon

Historia nuk ndryshon as këtë sezon. Teuta mbetet një makth për Tiranën, që e ka mposhtur përsëri me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Kategorisë Superiore.

batha avdyli

Në stadiumin e Pogradecit, u zhvillua një ndeshje spektakolare, me Teutën që u shfaq më e saktë në rastet që iu dhanë. Ishte Lorenco Vila, i cili pas një krosimi të marrë nga Dejvi Bregu nga goditja e dënimit, ia del ta dërgojë topin në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit Bekaj.

Pjesa e dytë foli e gjitha për skuadrën e Egbo, që iu afrua disa herë golit të barazimit por pa sukses. Kobina në minutën e 80’, lëvizi bukur nga krahu i djathtë, pro gjuajtja e tij u ndal te shtylla, ndërsa Vangjeli dy minuta më vonë, kishte përsëri një mundësi të artë shënimi, por u ndal në fund nga portieri Frashëri.

Teuta kështu regjistroi fitoren e parë për këtë sezon, ndërsa Tirana pësoi humbjen e parë.

FT| TIRANA-TEUTA 0-1

L. Vila 32′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

82’ Pranë golit të barazimit Tirana, me Vangjelin, i cili pas një topi të marrë në zonë, nuk ia del ta dërgojë në rrjetë, teksa ndalet në momentin e fundit nga Stivi Frashëri.

80′ Çfarë rasti për Tiranën me Kobina, që lëviz bukur në krahun e djathtë, duke dribluar Kuron, teksa lëshon një gjuajtje me të majtën, por topi ndalet te shtylla.

73’ Momente të mira për Tiranën në këtë pjesë të dytë, me bardheblutë që tentojnë të shënojnë golin e barazimit, por pa sukses, duke mos sjellë asnjë rast të rrezikshëm.

70’ Rrezikon përsëri Teuta me Kuron, që niset drejt portës së Tiranës, por nuk ka shumë mundësi për të pasur dhe mbyllet në fund.

60’ Tjetër zëvendësim te Tirana. Egbo largon nga fusha e lojës Tolin, për të inkuadruar në vendin e tij Agustin Torasën.

57’ Lëvizje e bukur e Hebajt në zonën e Tiranës, që gjuan fort, pro mbyllet në momentin e fundit nga Najdovski që e dërgon topin në goditje këndi.

50′ Zëvendësim te Tirana, Egbo largon nga fusha e lojës Vrapin për Giamfi.

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet sfida në Pogradec!

45′ Sasraku, tenton të shënojë, por gjatë tentativës për të gjuajtur topin, shkakton goditje dënimi ndaj portierit Frashëri, për të cilën ai nuk ishte dakord. Pas kësaj sulmuesin bardheblu nuk e kanë mbajtur nervat, teksa ka nisur të përplaset me futbollistët kundërshtar. Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohet, me sulmuesin që pas përplasjes ka shtyrë me duart Lorenco Avdylin, duke e përplasur atë në tokë.

32’ GOOOOOOOL TEUTA 0-1. Fantastik Lorenco Vila, i cili pas një krosimi perfekt të marrë nga Devi Bregu nga goditja e dënimit, gjuan bukur me kokë. Duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

19’ Pretendon për penallti Rubin Hebaj, i cili ishte nisur në drejtim të topit, por merr një shtyrje nga Hoxhallari. Hamiti bën me shenjë se loja duhet të vazhdojë.

14’ Kobina i shkon shumë afër golit, teksa lëviz bukur nga krahu i majtë, lëshon një gjuajtje por topi shkon ngjitur me shtyllën e djathtë.

12’ Pranë golit Teuta me Avdylin, që përfiton nga një gabim në mbrojtjen e Tiranës dhe menjëherë lëshon një top drejt portës, por sfera shkon jashtë.

2’ Rrezikon menjëherë Tirana me Danso, i cili lëviz bukur në krahun e majtë, lëshon një gjuajtje me të majtën, por topi shkon jashtë.

Starton sfida!

TIRANA: Bekaj, Toli, Vangjeli, Hoxhallari, Vrapi, Najdovksi, Batha, Kobina, Muçi, Danso, Sasraku. Trajner: E. Egbo.

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, E. Vila, Avdyli, L.Vila, Bregu, Hebaj. Trajner: E. Martini.

EFD6514D-BFF2-4694-B73B-E120232D8843

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"