VIDEO/ Teuta “abonohet” me barazimet, Kastrioti mbetet i pathyeshëm pas 6 javësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2020 | 23:47

VIDEO/ Teuta “abonohet” me barazimet, Kastrioti mbetet i pathyeshëm pas 6 javësh

Është mbyllur pa fitues sfida mes Teutës dhe Kastriotit. Të dy skuadrat vijojnë të mbeten të pamposhtur pas këtij barazimi 1-1, kur janë luajtur 6 javë kampionat.

Niko Dovana

Si durrsakët apo edhe krutanët, nuk janë mposhtur asnjëherë në këto javë të para. Për të besuarit e Edi Martinit, ky ishte barazimi i 5-të, ndërsa për Kastriotin i katërti.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me Okebugun në minutën e 85-të, teksa vetëm 2 minuta zgjati festa e skuadrës së Ndreut, pasi Lorenco Vila barazoi shifrat në të 87-tën.

TEUTA-KASTRIOTI 1-1

Vila 87′ / Okebugu 85′ 

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet takimi. 

90+1′ Kastrioti kryen një tjetër zëvendësim, largohet nga fusha Neziri, në vendin e tij Deliaj.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

87′ GOOOOOL TEUTA 1-1/ Barazojnë durrsakët me Lorenco Vilën që realizon një gol mjaft të bukur. Talenti i Teutës përfiton nga një gabim i krutanëve në qendër të mbrojtes, duke e dërguar topin në trekëndësh. 

 

85′ GOOOOL KASTRIOTI 0-1/ Shtanget Teuta, krutanët kalojnë në avantazh me anë të Okebugut që realizon me një gjuajtje të saktë në hyrje të zonës. 

79′ Teuta kryen 2 zëvendësime të tjera, largohen Krasniqi dhe Todorovski, në vend të tyre, Zogaj dhe Zhunior.

77′ Momente paniku në “Niko Dovana”, futbollisti i Kastriotit, Neziri, humbet ndjenjat për disa momente, pas përplasjes me Lorenco Vilën. Për fat të mirë gjithçka kaloi dhe futbollisti u rikthye sërish në fushë.

77′ Rrëmujë në zonën e Kastriotit, futbollistët e Teutës nuk arrijnë të përfitojnë për ta shtyrë topin drejt rrjetës.

76′ Kastrioti kryen dy zëvendësime, largohen Mehmeti dhe De Silva, në vend të tyre Basha dhe Moraesh.

73′ Minuta mjaft të luftuara, skuadra e Martinit nuk pajtohet me rezultatin.

65′ Zëvendësim te Teuta, largohet Kuro, vendin e tij e merr Hebaj.

59′ Hidi sërish protagonist. Gardiani kryeqytetas i mohon golin Lorenco Vilës, pas një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës. Fantastik reagimi i portierit.

57′ Pranë golit Teuta, me anë të Krasniqit, gjuajtja e sulmuesit me kokë, u ndal në mënyrë mjeshtërore nga Hidi.

50′ Ashtu si në pjesën e parë, edhe në këto minuta të fragmentit të dytë të lojës, durrsakët shfaqen më kërkues duke dominuar lojën.

46′ Starton pjesa e dytë, trajneri Martini kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha Daja dhe Avdyli, në vend të tyre Karabeci dhe Lorenco Vila.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+3′ Krasniqi provon me një predhë nga distanca, grushton në vështirësi Hidi.

45+2′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Bojom për ndërhyrje të gabuar ndaj Avdylit.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

38′ E pabesueshme çfarë humbet Kastrioti me Rezin. Pas asistit të Bardhit, me portën e boshatisur, mesfushori ka bërë më të vështirën duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

32′ Bregu kërkon penallti pas një dueli brenda zonës me Bojom, por për gjyqtarin, gjithçka e rregullt.

27′ Lojë shumë e ashpër ndëshkohet me karton të verdhë edhe Mehmeti.

25′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Kuro, për ndërhyrje të gabuar ndaj Patrik Bardhit.

22′ Goditje dënimi për Teutën, provon Dejvi Bregu, por gjuajtja e tij ishte qëndrore dhe përfundoi në duart e portierit Hidi.

21′ Neziri është futbollisti i ndëshkuar me kartonin e verdhë për protesta.

20′ Shkalla ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Krasniqit.

19′ Mundësia e parë e rrezikshme për Kastriotin me Rezin, gjuajtja e futbollistit me kokë ndalet nga portieri Frashëri.

17′ Tjetër shans i artë për Teutën, pas harkimit nga e djathta, por nuk arrin askush nga futbollistët durrsakët ta devijojë topin drejt rrjetës.

12′ Teuta pretendon për 11-metërsh, pas goditjes së topit me kokë  nga Krasniqi, por për gjyqtarin Kola, gjithçka e rregullt. Më kërkues durrsakët në këto minuta të para.

5′ Dejvi Bregu për pak sa nuk përfiton nga një top i kthyer mbrapa nga Neziri. Me fat krutanët.

1′ Ka nisur sfida në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Frashëri, Todorovski, Pjeshka, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, Daja, E. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini

Kastrioti: Hidi, Neziri, Bojom, Shkalla, Prodani, Mehmeti, Husein, Okebugu, Rezi, Bardhi, De Silva. Trajner: Ramazan Ndreu

Teuta

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"