VIDEO/ “Ters” brenda tri ditëve, Levante “macja e zezë” e Atletikos së Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2021 | 18:13

VIDEO/ “Ters” brenda tri ditëve, Levante “macja e zezë” e Atletikos së Madridit

Atletiko surprizohet sërish nga Levante. “Los Colchoneros” pasi barazuan me rezultatin 1-1 përpara tri ditësh për javën e dytë të La Liga-s e cila ishte e shtyrë, skuadra e Diego Pablo Simeones humbet në stadiumin “Wanda Metropolitano” nga e njëjta skuadër me rezultatin 0-2.

levante

Për skuadrën nga Valencia realizoi Hoze Morales në minutën e 30′ dhe De Frutos në minutën e 90+5′.

Me këtë disfatë skuadra madrilene mban ende vendin e parë në kuotën e 55 pikëve, +6 nga Reali i vendit të dytë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"