VIDEO/ Tërmet 7-ballësh i Spanjës, Kosta Rika kalohet me goleadë dhe saktësi 100%

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 0:10

VIDEO/ Tërmet 7-ballësh i Spanjës, Kosta Rika kalohet me goleadë dhe saktësi 100%

Shtatë gjuajtje në kuadrat dhe shtatë gola, Kjo ka qenë mënyra se si Spanja ka mundur sot me shumë lehtësi Kosta Rikën, teksa ka kthyer në gol çdo gjuajtje që shkonte brenda katërkëndorit të Kejlor Navas i cili nuk shmangu dot goleadën.

bandicam 2022-11-23 17-00-43-936

Spanjollët ishin të pandalshëm në takimin e sotëm duke dominuar sfidën e gjetur shumë shpejt golat që i dhanë një avantazh të ndjeshëm që në pjesën e parë falë Olmo, Asensio dhe penaltisë së Ferran Torres. Ata që mendonin se spanjollët do të ulnin ritmin në pjesën e dytë janë gabuar, pasi skuadra e Luis Enrikes e ktheu në një shfaqje të vërtetë sfidën duke mposhtur Kejlor Navas edhe katër herë të tjera falë Ferran Torres, Gavi, Soler dhe Morata, të cilët vulosën një fitore 7-0 që pakkush e kishte menduar.

Një sukses që i jep më shumë moral para duelit ndaj Gjermanisë këtë të diel, që mund të jetë vendimtar për fatin e skuadrave.

PËR TË LEXUAR KALENDARIN DHE RENDITJET KLIKONI KËTU.

SPANJË-KOSTA RIKA 7-0
11′ Dani Olmo, 21′ Asensio, 31′ (p), 54′ Ferran Torres, 74′ Gavi, 90′ Soler, 90’+2′ Morata

KOMENTI LIVE:

90’+9’ Mbyllet ndeshja me fitoren e thellë të Spanjës me shifrat 7-0.

90’+2’ GOOOL SPANJA! Morata shkruan emrin mes golashënuesve të Spanjës teksa gjen rrjetën pas kombinimit me Dani Olmon.

90’ GOOOL SPANJA! Soler është golashënuesi i radhës për iberikët teksa çon në rrjetë një grushtim të Kejlor Navas i cili nuk ia kishte dalë të kontrollonte sferën.

74’ GOOOL SPANJA! Magji e jashtëzakonshme e Gavit i cili me të jashtmen dërgon sferën ne rrjetë me një goditje fluturimthi pas një asisti të Morata nga e majta.

63’ Morata hyn në fushë në vend të Ferran Torres dhe i duhen pak minuta për të krijuar rrezikshmëri me një gjuajtje nga e djathta, por pa gjetur katërkëndorin.

54’ GOOOL SPANJA! Ferran Torres përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes dhe e Kejlor Navas, për të çuar përsëri topin në rrjetë.

49’ Asensio duket i pandalshëm sot teksa gjen hapësira mes mbrojtësve kundërshtarë, por shënjestra e tij lë për të dëshiruar pasi përsëri nuk gjuan në katërkëndorin e portës së Navas.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e thellë 3-0 të Spanjës.

45’+5’ Asensio ka një mundësi të artë të shënojë edhe golin e radhës, por gjuajtja e tij është e gabuar dhe nuk gjen portën e Kosta Rikës.

45’ Jepen 5 minuta shtesë.

37’ Spanja vazhdon të ketë kontrollin e plotë të ndeshjes, por ka ulur paska ritmin duke administruar tashmë minutat.

31’ GOOOL SPANJA! Ferran Torres shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

29’ Duarte gabon duke shkelur Zhordi Alban në zonë, gjyqtari nuk heziton të akordojë penallti për Spanjën.

21′ GOOOL SPANJA! Gjithçka e thjeshtë për skuadrën e Luis Enrikes që gjen hapësira në zonë dhe përfiton duke shënuar edhe golin e dytë me Asension. 

11’ GOOOL SPANJA! Sulmuesi merr një pasim të mirë në zonë nga Gavi dhe nuk gabon i vetëm para portës. 1-0.

9’ Gjuajtje e menjëhershme e Asensios drejt portës, sfera përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën në të majtë të Navas.

5’ Vjen kërcënimi i parë në portën e Kejlor Navas kur Pedri nis topin për Dani Olmo, por ky i fundit nuk e kthen dot në rrjetë.

1’ Nis dueli mes dy skuadrave.

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJA

bandicam 2022-11-23 16-57-53-600

KOSTA RIKA

bandicam 2022-11-23 16-59-39-868

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"