VIDEO/ “Tërmet” 7 ballësh, Bajerni “shkërmoq” Bohumin. Ja rezultatet e tjera të Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 17:37

VIDEO/ “Tërmet” 7 ballësh, Bajerni “shkërmoq” Bohumin. Ja rezultatet e tjera të Bundesligës

“Tërmet” 7 ballësh i Bajernit të Mynihut ndaj Bohumit. Skuadra bavareze nuk është ndalur teksa ka mposhtur me shtatë gola skuadrën e sapo ngjitur në Bundesligë.

LEVANDOVSKI

Sfida u hap me Leroi Sane në minutën e 17’, pas 10 minutash ishte Kimish ai që dyfishoi rezultatin. Në minutën e 32’ ishte protagonist Gnabri me gol.

Goli i katërt erdhi nga një autogol në minutën e 43’ me anë të Lampropulos duke mbyllur kështu pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës ishte Levandovski në minutën e 61’ i cili realizoi golin e pestë. Goli i gjashtë u realizua nga Kimish në të 65’ minutë dhe goli i shtatë u realizua nga Çupo-Moting.

Teksa bavarezëve iu mohua dhe një gol në minutën e 87 me VAR me autor Tomas Myler. Ky triumf e dërgon Bajernin në vendin e parë në kuotën e 13 pikëve.

Në sfidat e tjera Arminia Bielefeld barazoi në shtëpi pa gola 0-0 ndaj Hofenheimit. Augsburgu triumfoi 1-0 në shtëpi kundër Mysheglabahut. Mainzi arriti të barazonte pa gola 0-0 Frajburgut.

SFIDAT E PËRFUNDUARA TË BUNDESLIGËS –

BAJERN MYNIH 7-0 BOHUM

Sane 17’, Kimish 27’, Gnabri 32’, Lampropulos 43’, Levandovski 61’, Kimish 65’, Çupo-Moting 79’

ARMINIA BIELEFELD 0-0 HOFENHEIM

AUGSBURG 1-0 MYSHEGLABAH

Nideleshtner 81′

MAINZ 0-0 FRAJBURG

RENDITJA E BUNDESLIGËS –

BAJ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"