VIDEO/  “Tërmet” 7 ballë, Reali shfryn ndaj Deportivo La Korunjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2018 | 18:13

VIDEO/  “Tërmet” 7 ballë, Reali shfryn ndaj Deportivo La Korunjës

Pas 2 humbjesh dhe një barazim në kampionat, Reali i Madridit është rikthyer fuqishëm te fitorja, duke shkatërruar Deportivo La Korunjën me rezultatin 7-1.

Reali

Ishin miqtë nga La Korunja ata që kaluan të parët në minutën e 23-të. Avantazhi i tyre ka zgjatur shumë pak, pasi Madrilenët arritën ta përmbysnin rezultatin në pjesën e parë me golat e Naços dhe Bejl.

Reali2

Skuadra e Zidan është treguar e pamëshirshme, ku në pjesën e dytë shënoi edhe 5 gola të tjerë, të cilët mbajnë firmën e Bejl, Modriç, dopieta e Ronaldos dhe përsëri Naço. Me fitoren e sotme, Reali shkoi në kuotën e 35 pikëve, ku ka edhe një ndeshje më pak se kundërshtarët. Në sfidën e radhës, kamionët e Europës do të ndeshen me Valencian në transfertë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"