Video / Tërbuni “mbreti” i merkatos në Kategorinë e Parë, merr një futbollist brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2017 | 15:10

Video / Tërbuni “mbreti” i merkatos në Kategorinë e Parë, merr një futbollist brazilian

Skuadra e Tërbunit po tregohet aktive në këtë merkato vere. Sipas drejtorit teknik, Olti Kërnaja, një sulmues brazilian që ka luajtur me shumë ekipe në vendlindje, do t’i bashkohet skuadrës. Bëhet fjalë për Lucas Meireles, i cili së fundmi ka luajtur në Maqedoni me ekipin e Makedonia GP.

Terbuni

“Besoj se ky sulmues do t’ia vlejë shumë tek ekipi ynë. Megjithatë, për disa ditë do të jetë në prove dhe pastaj do të firmosë kontratën. Besoj se me punën që po bëjmë bashkë me trajnerin Krepi, në fillimin e kampionatit grupi i lojtarëve do të jetë gati. Nuk do të ndalemi me kaq, por do të shohim edhe tregun e brendshëm”, u shpreh Kërnaja në prononcimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"