VIDEO/ Tërbohen tifozët e Interit! Vidal bën “autogolin” e rëndë para ndeshjes, kiliani puth stemën e Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 23:45

VIDEO/ Tërbohen tifozët e Interit! Vidal bën “autogolin” e rëndë para ndeshjes, kiliani puth stemën e Juves

Ka mjaftuar vetëm një moment për të acaruar në maksimum tifozët e Interit para supersfidës me Juventusin. Mesfushori i Interit, Arturo Vidal nuk e ka fshehur aspak dashurinë për ish-skuadrën e tij, Juventus, aq sa para ndeshjes me bardhezinjtë puth stemën e “Zonjës së Vjetër” në bluzën e kapitenit Xhorxho Kielini.

bandicam 2021-01-17 20-58-35-125

Ky moment i shkurtër nuk i ka shpëtuar mediave të huaja, të cilat e kanë regjistruar këtë moment dhe e kanë shpërndarë menjëherë. Tifozët e Interit nuk e kanë përmbajtur inatin ndaj kilianit.

Megjithëse iu bashkua Interit këtë sezon si dëshirë e Antonio Kontes, Vidal “harron” se tanimë mban veshur fanelën zikaltër, por Juventusi nuk është thjesht e shkuara për të.

Por, për ironi të fatit, ai ndëshkoi ish-skuadrën e tij në minutën e 13-të të sfidës, por nuk festoi ndaj Juventusit në shenjë respekti.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

“Nuk doja të puthja stemën e Juventusit”, Vidal reagon pas videos që bëri xhiron e internetit: Do të jap shpirtin për Interin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"