VIDEO / Terapisti i Kombëtares me COVID, kombëtarja i dedikon një fanellë speciale Ylli Mihalit 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 19:53

VIDEO / Terapisti i Kombëtares me COVID, kombëtarja i dedikon një fanellë speciale Ylli Mihalit 

Ylli Mihali, fizioterapisti i Kombëtares shqiptare, prej disa ditësh është në spital dhe po lufton me COVID-in. Njeriu që i ka shërbyer ekipit kuqezi prej më shumë se 30 vitesh sot po zhvillon betejën më të rëndësishme, atë me jetën.

ylli mihali11

Burime nga FSHF bëjnë me dije se Mihali është shtruar prej disa ditësh dhe gjendja e tij mbetet e stabilizuar, por me këtë virus të pabesë duhet kujdes maksimal. Kombëtarja shqiptare i ka dedikuar një fanellë me dedikim një prej heronjve të heshtur që ajo ka pasur ndër vite.

fanella

Më shumë se sa një fizioterapeut, Ylli Mihali u shndërrua një njeri i rëndësishëm pas kuintave për shkak të mirësisë që përcjell, urtësisë dhe devotshmërisë kundrejt punës. “Panorama Sport” i uron shërim të shpejtë Ylli Mihalit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"