VIDEO/ Teo Hernandezit dhe Zhirusë nuk i ndahet, Franca harbohet me këngën origjinale të “Pioli is on fire”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 14:30

VIDEO/ Teo Hernandezit dhe Zhirusë nuk i ndahet, Franca harbohet me këngën origjinale të “Pioli is on fire”

Franca ka arritur të kualifikohet për në çerekfinalet e Botërorit “KATAR 2022” duke triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj Polonisë pasditen e djeshme, e vlefshme për fazën e 1/8-ve.

FR

Golat për kampionët në fuqi të Botës u shënuan nga Olivie Zhiru dhe dy herë Kilië Mbape, ndërsa për polakët golin e shënoi Robert Levandovski me penallti në minutën e 90+10′.

Francezët menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare iu drejtuan dhomës së zhveshjes ku e shndërruan në një dhomë feste duke kërcyer dhe kënduar.

Nën ritmin e këngës “Freed From Desire” e kënduar nga Gala, lojtarët e transalpinëve u harbuan me kërcime.

Teo Hernandezit dhe Olivie Zhirusë kjo këngë nuk i ndahet duke parë se milanistët e kanë ndërruar versionin duke e bërë “Pioli is on fire”.

Një video që u bë virale kudo në rrjet.

Vlen të theksohet se Franca do të masë forcat ndaj Anglisë, në çerekfinalet e Botërorit, të shtunën e 10 dhjetorit, në orën 20:00.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"