VIDEO / Teo Hernadez godet në fund, Franca mposht Belgjikën me përmbysje dhe shkon në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2021 | 22:38


VIDEO / Teo Hernadez godet në fund, Franca mposht Belgjikën me përmbysje dhe shkon në finale

Franca do të jetë skuadra që do të përballet në finalen e Ligës së Kombeve me Spanjën. “Gjelat” kanë mposhtur me përmbysje 3-2 Belgjikën në gjysmëfinale, duke siguruar praninë në ndeshjen për trofeun.

tl

Ndeshja ishte e luftuar nga të dy skuadrat, por Belgjika u duk më kërkuese në pjesën e parë. Si pasojë e insistimit të belgëve, erdhën dy gola të shpejtë me anë të Karrasko e Lukaku, të cilët në fundin e pjesës së parë lanë të mendohej se “djajtë e kuq” do të shkonin qetësisht në përballjen me Spanjën.

Por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë të sfidës, kur Franca hyri me një ritëm tjetër në fushë dhe tentoi disa herë të gjente barazimin. Benzema ia doli që të shënonte një gol mjeshtëror e më pas, Mbape me penallti barazoi rezultatin duke hapur plotësisht sfidën.

“Gjelat” sulmuan më me ngulm dhe kërkuan më shumë golin, duke goditur traversën me Pogba pas një goditje dënimi. Gjithsesi, goli i fitores erdhi në minutën e 90 nga prapavija, kur pas një aksioni të gjatë, Teo Hernandez dërgoi sferën në rrjetë me një goditje të fortë në hyrje të zonës për t’i siguruar finalen skuadrës së tij.

BELGJIKË-FRANCË 2-3
37′ Karrasko, 41′ Lukaku / 62′ Benzema, 69′ (p) Mbape, 90′ T. Hernadez

FORMACIONET ZYRTARE

BELGJIKË-Kurtua, Vertongen, Denajer, Alderuajerd, Kastanje, Vitsel, Tielemans, Karrasko, DE Bryjne, Lukaku, Hazard, Trajner: R. Martinez

FRANCË– Loris, Kunde, Varane, L.Hernandez, Pavard, Pogba, Rabiot, T.Hernandez, Grizman, Mbape, Benzema, Trajner: D.Deshamp

b

f

PANORAMASPORT.AL