VIDEO/ Tenton të dhurojë spektakël, por “përqafon” fushën. Sulmuesi i Premier Ligës bëhet gazi i botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2021 | 23:20

VIDEO/ Tenton të dhurojë spektakël, por “përqafon” fushën. Sulmuesi i Premier Ligës bëhet gazi i botës

Sulmuesi i Volvesit në Premier Ligën angleze, Raul Himenez është bërë gazi i botës pasditen e sotme pas një episodi të ndodhur në fushën e lojës në sfidën kundër Brentfordit.

jimeneze

30-vjeçari tentoi në një moment të lojës të dhuronte spektakël duke provuar të krosojë në zonë me finte, por doli huq duke rënë përtokë.

Një lëvizje mjaft e bukur kjo që provoi meksikani e cila shpesh herë shikohej teksa e demonstronin legjenda të futbollit si Ronaldo Fenomeni apo Ronaldinjo.

Pamjet janë bërë virale ku jo pak janë tallur me këtë tentativë të dështuar të Himenez për të dhuruar spektakël.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"