VIDEO / Tensioni te penalltia, Longo shkoi të konfliktohej me stafin e Laçit. E qetësoi vetëm ..

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2021 | 17:16

VIDEO / Tensioni te penalltia, Longo shkoi të konfliktohej me stafin e Laçit. E qetësoi vetëm ..

Ndeshja mes Kukësit dhe Laçit në “Air Albania” është përjetuar me shumë stres dhe në çastet e fundit të saj, u shmang edhe një përplasje mes trajneri të verilindorëve, Diego Longo, dhe pjesëtarëve të stafit të kurbinasve.

longo josa

Në momentin e gjuajtjes së penalltisë që u gabua nga Hila, festimi i një prej pjesëtarëve të stafit të Laçit nuk i pëlqeu Longos i cili u vërsul nga pankina kundërshtare dhe i kërkonte gjyqtarit të katërt që të ndërhynte duke e cilësuar si sjellje ofensive.

Trajneri italian vazhdoi të reagonte ndaj pankinës kundërshtare derisa iu afrua Mirel Josa i cili e qetësoi atë dhe duke mbyllur këto momente të tensionuara edhe jashtë fushës së lojës.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"