VIDEO/ Tension pas ndeshjes në Shkodër, Gjoka kapet me gazetarët dhe ndërpret intervistën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2018 | 22:56

VIDEO/ Tension pas ndeshjes në Shkodër, Gjoka kapet me gazetarët dhe ndërpret intervistën

Vllaznia ka humbur në sfidën e sotme përballë Skënderbeut në “Loro Borici” në rezultatin e thellë 4-1. Duket se Vllaznia nuk po gjen rrugëdalje nga kjo situatë e keqe, dhe për momentin ndodhet në vendin e 9-të në renditje, që të çon në Kategorinë e Parë.

gjoka

Situata po bëhet gjithmonë e më e tensionuar dhe këtë e tregojnë edhe intervistat e trajnerit Gjoka, që po e humb qetësinë.

Përgjatë intervistës së sotme pas ndeshjes, Gjoka ka ironizuar pyetjen e njërit prej gazetarëve dhe në këtë moment ata e i kanë kërkuar ta tërheqë fjalën e thënë ose do tërhiqnin mikrofonat.

dszxdv

Gjoka nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë, prandaj gazetarët janë tërhequr nga intervista dhe tekniku është larguar. Për më tepër ndiqni videon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"