VIDEO/ Tension para derbit, tifozët e Tiranës përplasen me policinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 17:40

VIDEO/ Tension para derbit, tifozët e Tiranës përplasen me policinë

Tirana dhe Partizani do të përballen në orën 19:00 në dërbin e kryeqytetit. Një sfidë tepër e rëndësishme që pritet të prodhojë emocione të jashtëzakonshme, kjo edhe për shkak të numrit të lartë të tifozëve që do të jenë në stadium.

bandicam 2020-02-28 17-31-48-808

Futja e sportdashësve në shkallët e stadiumit ka filluar 2 orë para startit të sfidës, teksa nuk kanë munguar përplasjet mes tifozëve bardheblu dhe forcave të policisë, në hyrje të stadiumit. Në videon e siguruar nga “Ora News”, shihet që tifozët kanë hedhur shishe dhe fishekzjarre në drejtim të policisë si dhe kanë munguar sharrjet në kor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"