VIDEO/ Tension në tribuna dhe penallti e humbur, Egnatia dhe Teuta ndajnë pikët në Rrogozhinë
Egnatia dhe Teuta ndanë pikët mes tensionesh në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Kategorisë Superiore.
Sfida u zhbllokua në minutën e 26’ me Redi Kasën i cili kaloi në avantazh. Por në të 38’ Ildi Gruda riktheu baraspeshën duke shkundur rrjetën e Pujës.
Pjesa e parë u mbyll në barazimin 1-1. Pjesa e dytë o shoqërua me protesta të shumta nga tifozët rrogozhinas teksa loja u ndal për 15 minuta. Në minutën e 94 të sfidës Kallaku pati mundësinë e artë ti dhuronte fitoren Teutës nga pika e bardhë e penalltisë, por gjuajtja e tij u ndal nga portiere Puja.
Me këtë fitore Egnatia ngjitet në vendin e 3-të dhe shkon në kuotën e 38 pikëve, ndërsa Teuta pozicionohet në vendin e 7-të me 34 pikë.
EGNATIA 1-1 TEUTA
26′ Kasa/ 38′ Gruda
NGJARJET KRYESORE
110′ Mbyllet sfida!
106′ Akordohen 4 minuta shtesë.
106’ Klejdi Daci futet në fushë, largohet Lorenco Vila.
105’ Kabufi shkakton faull ndaj Lorenco Vilës.
100’ Largohet Lila, ka minuta për Kacbufin.
97’ Del nga loja Paulauskas, në vend të tij futet Mecja
94′ Kallaku gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
92′ Ildi Gruda rrëzohet në zonë, ka 11-metërsh për Teutën.
90′ Duamena gjuan me të majtën potente, por sërish Qirko bën heroin.
89′ Malota godet me kokë, Qirko bën një pritje fantastike.
87′ Gjinollari shkakton faull dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
85′ Atanda kroson drejt zonës, Paulauskas godet me kokë, topi shkon ngjitur me shtyllën.
82’ Marku tenton të krosojë drejt zonës, Memolla e largon topin.
74′ Rifillon sfida pas 15 minutave.
72′ Policia ngjitet në stadium për të qetësuar tifozët, gjyqtari i katërt Dorjan Maletaj dëmtohet nga sendet e hedhura në fushë.
67′ Futbollistët bëjnë nxemje në fushë, spikeri i stadiumit iu bën thirrje tifozëve të qetësohen.
60′-67′ Ndalet momentalisht loja, tensionohet sërish situata në tribunë nga tifozët rrogozhinas.
50′ Duamena ka një mundësi të mirë për të kaluar në avantazh ekipin, por gjuajtja e tij “fluturon” mbi traversë.
46’ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në radhët e ekipeve.
45’+4′ Mbyllet pjesa e parë!
45’+3’ Lila shkakton faull, Malota proteston, arbitri i ndëshkon të dy me karton të verdhë.
45’+1′ Xhekson godet drejt portës, por Pano Qirko e mbron portën.
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
39′ Tension në tribunë, tifozët e Egnatias revoltohen pas golit të durrsakëve.
38’ GOOOL TEUTA 1-1! Gruda shmang Malotën dhe më pas godet duke shkundur rrjetën e Pujës. Sulmuesi barazon shifrat.
37’ Memolla ndërhyn ashpër ndaj L. Vilës, ndëshkohet me karton të verdhë.
35’ Kallaku harkon nga goditja e këndit drejt zonës, Jazxhi nuk arrin të shënojë përpara Pujës.
34’ L.Vila gjuan drejt portës, por topi devijohet. Ka goditje këndi në favor të Teutës.
32’ Memolla godet me të majtën potente, por topi fluturon mbi traversë.
26’ GOOOL EGNATIA 1-0! Kundërsulm vrastar i rrogozhinasve, Kasa shkund rrjetën e Qirkos dhe kalon në avantazh ekipin e tij.
23’ Paulauskas gjuan me të djathtën potente, por Qirko bën një pritje të mrekullueshme.
17′ Gruda godet topin me kokë, por portieri i Egnatias e devijon duke mbajtur portën e paprekur.
7′ Lorenco Vila ka një mundësi të mirë për të zhbllokuar sfidën, por gabon duke e dërguar topin jashtë fushës.
1′ Nis sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
Egnatia: Puja; Atanda, Malota, Lila, Memolla, Fangaj, Medeiros, Paulauskas, Xhekson, Kasa, Duamena.
Trajner: Edlir Tetova
Teuta: Qirko; Jazxhi, Kotobelli, Kuro; Marku, E. Vila, Karabeci, Gjinollari; Kallaku; Gruda, L. Vila.
Trajner: Edi Martini
PANORAMASPORT.AL
