VIDEO/ Tension në finale e kampionatit kosovar, Debatik Curri ndëshkohet direkt me karton të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 16:43

VIDEO/ Tension në finale e kampionatit kosovar, Debatik Curri ndëshkohet direkt me karton të kuq

Mirel Josa dhe Prishtina po luan sot ndeshjen vendimtare të sezonit. Trajneri kryeqytetas është duke sfiduar skuadrën e Dritës për të tentuar që të arrijë kurorëzimin me titull.

Curri

Në ndeshjen finale të edicionit, Prishtina duhet që të fitojë me diferencë 3 golash, në mënyrë që të shpallet kampione. Ndërsa, skuadra e Dritës mund t’i lejojë vetes jo vetëm fitoren dhe barazimin, por edhe një humbje deri me diferencë dy golash dhe do të ishte kampione.

josa-2

Momente tensioni në minuten e 32-të të ndeshjes. Qendërmbrojtësi i Prishtinës, Debatik Curri është ndëshkuar direkt me karton të kuq për një ndërhyrje të gabuar ndaj futbollistit të Dritës. Ky moment ka sjellë protesta të ashpra ndaj gjyqtarit Fatmir Tahiri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"