VIDEO/ Tension në derbin e Madridit, përfshihen në sherr shokët e kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 23:45

VIDEO/ Tension në derbin e Madridit, përfshihen në sherr shokët e kombëtares

Në fundin e pjesës së parë pati një përplasje në tunelin e dhomave të zhveshjes së stadiumit “Vanda Metropolitano”. Lukas Vaskez, Koke dhe Naço ishin të përfshirët në këtë sherr.

SHERR

Mbrojtësi i Realit ishte duke u futur në brendësi të stadiumit duke diskutuar me Suarezin dhe Mario Hermoson për aksionin e fundit të pjesës së parë. Pastaj u shfaq Koke, i cili i tha Vaskezit që mori një goditje nga pas dhe lojtari i Realit reagon keq duke iu kthyer.

Por, këto fjalë që qarkullonin në ajër sollën diskutim të madh pasi u fut edhe Naço, i cili gjithashtu ishte duke kaluar. Ai doli në mbrojtje të shokut të skuadrës dhe u përplas me mesfushorin e Atletikos. Të tre janë shokë në kombëtaren e Spanjës, por ja që e humbën toruan. Situata nuk u rëndua pasi ndërhynë të tjerët, ndërsa arbitri nuk ndëshkoi asnjë lojtar.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"