VIDEO/ Tension, gola dhe karton i kuq! Kastrioti triumfon në Korçë ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 23:54

VIDEO/ Tension, gola dhe karton i kuq! Kastrioti triumfon në Korçë ndaj Skënderbeut

Kastrioti ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 1-2 në sfidën e zhvilluar në Korçë të vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore. Një duel tepër i  luftuar ku nuk munguan pretendimet për penallti si dhe kartoni i kuq.

Okebugu

Ishte braziliani De Silva ai që hapi serinë e golave pas një gabim në mbrojte nga ana e korçarëve, duke çuar në dhomat e zhveshjes skuadrën krutane me epërsinë e një goli.

 

Kastrioti festa

Në fragmentin e dytë të lojës Skënderbeu mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Mensah për goditje ndaj kundërshtarit, ndërkohë që Okebugu vulosi fitoren e Kastriotit me një predhë në minutën e 61-të. Në fund korçarët realizuan me futbollistin Armah, por goli i tij vlen thjesht sa për statistikë.

FT: SKËNDERBEU-KASTRIOTI 1-2

Armah 93’/ De Silva 39′, Okebugu 61′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi.

90+4′ GOOL SKËNDERBEU 1-2! Ngushton diferencën Skënderbeu, shënon ganezi Armah, por nuk mjafton për t’i dhënë të paktën 1 pikë korçarëve.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

87′ Nervozizëm në Korçë. Protagonistë ishin Tereziu dhe Prodani, pas një topi të vonuar nga ky i fundit. Ndëshkohet me karton të vërdhe edhe Ahmataj.

85′ Ahmataj kryen 3 zëvendësime, largohe Berisha, Duovuna dhe Mara, në fushë Duka, Shabani dhe Tereziu.

83′ Basha ndëshkohet me karton të verdhë.

78′ Pranë golit Skënderbeu, provon Mara nga goditja e dënimit, gjuajtja e tij grushtohet mjaft bukur nga Hidi.

77′ Goditje dënimi për Skënderbeun në një situatë tepër të favorshme, e fiton futbollisti Armah.

74′ Kastrioti kryen 3 zëvendësime, largohe Plaku, Okebugu dhe Rezi në fushë Nuriu, Rami dhe Basha

69′ Zëvendësimi i dytë te Skënderbeu, largohet Pusi, vendin e tij e merr Taipi.

65′ Provon Çela me një goditje drejt portës, por topi ndalet nga portieri Hidi.

61′ GOOOOL KASTRIOTI 0-2/ Krutanët në avantazh të dyfishtë. Okebugu realizon me një predhë nga distanca, duke shtangur portieri Dajsinani. 

60′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet mbrojtësi Qaqi, vendin e tij e merr Johan Çela.

58′ Pranë golit të dytë skuadra e Kastriotit me Plakun, gjuajtja e sulmuesit u ndal nga portieri Dajsinani.

55′ Skënderbeu me 10 lojtarë. Mensah ndëshkohet me karton të kuq për goditje me shkelm ndaj futbollistit Husein. Një veprim anti-sporti i sulmuesit bardhekuq, që nuk është toleruar aspak nga gjyqtari.

54′ Pjesë e dytë mjat e mirë për Skënderbeun. Mara harkon nga këndi, provon me kokë Pusi, por gjuajtja grushtohet nga portieri Hidi që mban në avantazh krutanët.

51′ Goditje dënimi për Skënderbeun shumë pranë hyrjes së zonës, provon Mara, por gjuajtja e tij ndalet nga muri mbrojtës.

47′ Mundësi e mirë për Skënderbeun, kroson Berisha nga e djathta, por nuk arrin dot Mensah me kokë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

39′ GOOOOL KASTRIOTI 0-1/ Zhbllokohet sfida. De Silva kalon në avantazh krutanët. Braziliani përfiton pas një gabimi në mbrojtje nga ana e Qaqit, duke tundur rrjetën. Në festë të besuarit e Ndreut. 

31′ Mehmeti provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, gjuajtja e tij shkon mbi kuadrat.

29′ Harkim i rrezikshëm drejt zonës për Sebino Plakun, largon rrezikun Qaqi në këndore.

24′ Tjetër zëvendësim i detyruar te Kastrioti, largohet edhe kapiteni Çela i dëmtuar, vendin e tij e zë Neziri.

17′ Kundërpërgjigjet Skënderbeu me Pusin, gjuajtja e tij devijohet në këndore nga portieri Hidi.

16′ Shpëton për mrekulli Skënderbeu. Portieri Dajsinani nuk merret vesh me mbrojtësin Qaqi, për pak sa nuk i ndëshkon sulmuesi brazilian Da Silva, tentativa e tij ndalet në këmbën e portierit të skuadrës korçare.

15′ Zëvendësim i detyruar te Kastrioti, largohet Bojom i dëmtuar, vendin e tij e merr Shkalla.

9′ Kastrioti pretendon për prekje të topit me dorë brenda zonës nga ana e mbrojtësit Vitija. Protestojnë ashpër futbollistët krutanë, por për gjyqtarin Alla gjithçka e rregullt. Topi fillimisht prek në trupin e futbollistit të Skënderbeut, më pas shkon në dorën e tij.

3′ Minutat e para duken tepër të luftuara, me faulla të shumtë në mesfushë. Disi më kërkuese skuadra korçare.

1′ Ka startuar sfida në Korçë.

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Dajsinani, Vitija, Bicaj, Qaqi, Vangjeli, Mara, Armah, Dovuna, Berisha, Pusi, Mensah. Trajner: J. Ahmataj
Kastrioti: 
Hidi, Husein, Bojom, Çela, Prodani, Mehmeti, Okebugu, Plaku, Rezi, Bardhi, Devid. Trajner: R. Ndreu

sKENDERBEU kASTRIOTI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"