VIDEO/ Tenistja ruse tregon hapur lidhjen me një femër dhe sulmon vendin e saj: Politikat që ata ndjekin për homoseksualët janë të gabuara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2022 | 19:49

VIDEO/ Tenistja ruse tregon hapur lidhjen me një femër dhe sulmon vendin e saj: Politikat që ata ndjekin për homoseksualët janë të gabuara

Tenistja ruse Daria Kasatkina ka treguar hapur lidhjen e saj me një femër në një intervistë në një kanal “Youtube”.

657667

25-vjeçarja e pyetur për jetën e saj private rrëfeu se është në një lidhje me një vajzë tjetër, identitetin e së cilës vendosi të mos e bëj publik.

Kasatkina gjithashtu përmendi politikat që Rusia ndaj LGBTQ+ duke i cilësuar ato si të gabuara.

“Vendimet parlamentare për kufizimet ndaj LGBTQ+ janë të gabuara, ato shkojnë kundër lirive njerëzore.

Të gjithë duhet të jenë të lirë të dashurojnë atë që duan, pa ndjerë presion nga kufizimet.”, u shpreh tenistja ruse.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"