VIDEO/ Tenistin grek nuk e mbajnë nervat dhe godet publikun me një top, reagon kundërshtari: Ai ka probleme serioze…
Përballja mes Nik Kirgios dhe Stefanos Tsitipas ishte një ndeshje e cila dhuroi momente emocionuese gjatë gjithë takimit, me dy tenistët që kishin një rivalitet të shtuar ndaj njëri-tjetrit për shkak të një miqësie të prishur midis tyre disa vite më parë.
Tenisti grek, Tsitipas e goditi kundërshtarin e tij me një gjatë një shërbimi, për të përsëritur më pas episdin në një reagim ndaj publikut. Me momentin që u kontestua nga Kirgios i cili kërkoi përjashtimin e tij nga gara.
Atmosfera në përfundim të ndeshjes nuk ishte aspak e qetë, me tenistin Australian që e cilësoi kundërshtarin e tij si një person me probleme serioze.
“Sot cirku ishte ai, ka probleme serioze. Askush nga tenistët e tjerë nuk e pëlqen atë dhe ai e di.
Nuk e di sesi e kam frikësuar, por ai më goditi me një top, unë nuk kisha zemërim ndaj tij.
Natyrisht kur humbet, zemërohesh, Edhe unë do të isha i mërzitur nëse do të kisha humbur me dikë dy herë radhazi.”, tha Kirgios.
Fight night at #Wimbledon #Kyrgios #Tsitsipas. Takes me back to to the Ilie Năstase era. pic.twitter.com/clYxgJDFfF
— Chris Raynor (@1950two) July 2, 2022
PANORAMASPORT.AL
