VIDEO/ Temitope shtyn Skënderbeun drejt Superiores, korçarët janë një hap larg kthimit në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2023 | 0:15

VIDEO/ Temitope shtyn Skënderbeun drejt Superiores, korçarët janë një hap larg kthimit në elitë

Abdul Temitope ka afruar Skënderbeun me kthimin në Kategorinë Superiore. Skuadra korçare ka marrë pikët që i nevojiteshin përballë Korabit dhe i afrohet edhe më shumë mundësisë matematike për t’u kthyer në elitë.

bandicam 2023-04-15 15-03-14-612

Temitope shënoi dy herë në portën kundërshtare, në fillimin e secilës pjesë loje dhe kaq u mjaftoi korçarëve për një sfidë shumë të rëndësishme ndaj një skuadre e cila po ashtu ka synime në play-off që të luftojë për ngjitjen.

Megjithatë, ndalesa e radhës e Flamurtarit e shkëput me 5 pikë nga vlonjatët dhe ia bën më të thjeshtë kthimin në elitë ekipit të Gvozdenoviç i cili ka siguruar një distancë të ndjeshme.

SKËNDERBEU-KORABI 2-0
3’ (p), 48′ Temitope

44′ KK Zv. trajneri G. Liçi

GOLI I DYTË I TEMITOPE

GOLI  TEMITOPE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"