VIDEO/ Telushi dhe Kale, grushte në tunel. Kordeiro feston golin me Ramën (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 8:55

VIDEO/ Telushi dhe Kale, grushte në tunel. Kordeiro feston golin me Ramën (E PLOTË)

Sherr në fund të ndeshjes pikërisht në dhomat e zhveshjeve, ku Bruno Telushi dhe Elton Kale kapen me njëri-tjetrin. Ka pasur edhe një grusht, por vetëm për pak çaste. Skuadrat përplasen masivisht në tunel, por në fund ishin forcat e sigurisë dhe stafet që ndanë lojtarët nga një grusht masiv. Në fakt, lojtarët u sulën me vrap, ndërsa i vetmi që qëndroi pasiv ishte Uilliam Kordeiro.

bandicam 2020-07-10 22-15-43-494

-Në momentin që gjyqtarët dolën në nxehje, vëzhguesi i takimit, Albano Janku, tërhoqi gjyqtarin Eldorian Hamiti dhe bisedoi me të disa çaste.

-Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, dhe Xhani Maxela kanë vendosur që të mos jenë në pankinë për të drejtuar të kuqtë. Sipas tyre, çështja e Koronavirusit nuk duhet nënvlerësuar, dhe për këtë, kanë qëndruar në shtëpi. Me të kuqtë nuk është grumbulluar as Esin Hakaj, një nga protagonistët e sherrit, si dhe Amir Bilali, të dy për t’i ruajtur nga ndonjë infektim i mundshëm.

– Të parët në fushë ishin lojtarët e Tiranës, Halili e Osmani. Më pas Bakaj, Lika e Egboja.

-Shumë pak forca policie para stadiumit, ndryshe nga sfida me Kukësin ku “Selman Stërmasi” ishte i blinduar me uniforma blu. Aq e qetë ishte situata sa para stadiumit “Air Albania” kishte garë çiklistike mes fëmijëve.

-Punonjësit e Federatës pushtojnë derbin. Nuk bëhet më fjalë për protokoll, por për dyndje tifozësh nga çdo cep i stadiumit.

-Ndeshja nuk nis në orar, sepse porta nga liqeni ka një problem me rrjetën. Takimi nis me tri minuta vonesë, menjëherë sapo rregullohet rrjeta.
goxha (1)
-I pranishëm në stadium edhe Jurgen Goxha, i pezulluar në radhët e Bylisit, por që ndjek bardheblutë në “Air Albania”

-Mbi 200 tifozë në stadium për të ndjekur sfidën mes Partizanit dhe Tiranës. Ka pasur sharje pa fund, aq sa ka irrituar palët në fund të ndeshjes.

-Punëtorët e stadiumit sa herë që aksioni ishte në gjysmëfushën e njërës skuadër, hynin në fushë dhe rregullonin barin në krahun tjetër. Gjendja e fushës ishte skandaloze.

-Solomoni i kërkon Kalarit të urdhërojë skuadrën të ngjitet lart, pasi është rreshtuar shumë poshtë.

-Në minutën e 16-të Hoxha kërkon ujë, pasi është harruar nga stafi. Fishekzjarrë në stadium. Tifozët hedhin nga sipër dhe nga dyert e stadiumit fishekzjarrë goxha të rrezikshëm.

-Debati mes Bathës dhe Telushit vazhdon gjatë gjithë pjesës së parë.

-Alban Hoxha i thërret Bardhit për një top të humbur që nga porta: O Bardh, o Bardh. Nga ana tjetër këshillon Brojën: Avash, se e ke një të verdhë.
uilliam kordeiro melo
-Kordeiro feston me Olsi Ramën, por bën shenjë me mjekër nga tribuna. Një mënyrë ndryshe të festuari.

-Tifogrupi “Tirona Fanatics”, shquhet për banderolat thumbuese ndaj rivalëve të Partizanit. Edhe në këtë derbi, pavarësisht mungesës së tifozëve, nuk ka munguar një e tillë. Ultrasit bardheblu kanë vendosur në oborrin e Korpusit, në sheshin “Nënë Tereza”, një banderolë thumbuese për rivalët e Partizanit ku shkruajnë “Këtij ekipi me Korona, futi prapë nja 5 tampona”. Një “thumbim” që është përshtatur disi me situatën aktuale ku 5 futbollistë të kuq kanë rezultuar pozitivë. Kujtojmë që në derbin e fundit Tirana mposhti Partizanin me rezultatin 5-1.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"