VIDEO/ Teknologjia shpëton Jorgjin, ja moviola në Tirana-Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 23:43

VIDEO/ Teknologjia shpëton Jorgjin, ja moviola në Tirana-Skënderbeu

Ndeshja e së shtunës mes Tiranës dhe Skënderbeut është gjykuar nga treshja e FIFA-s Jorgji, Rexha e Avdo. Një sfidë që pati problematikat e veta. Gjyqtarin e FIFA-s e shpëtoi këtë herë VAR-i, sepse elbasanasi akordoi një penallti që më pas rezultoi që nuk ishte. Kryesori u tregua shumë i rreptë me kartonët dhe nuk toleroi në asnjë moment askënd, korrektësi që solli përjashtimin e Zguros pas dy kartonëve të verdhë.

VAR 1

Minuta 45-1′: Enea Jorgji akordon 11-metërsh. Sipas tij, Hoxhallari ka goditur në kofshë Bismarkun duke e penguar brenda zonës. Gjyqtarët e VAR-it këshillojnë që nuk është penallti. Jorgji shkon dhe kontrollon vetë pamjet dhe vendos vetëm fundore. Pa VAR-in do të ishte një gabim për kryesorin.

Minuta e 46-të: Zguro bën një faull në mesfushë ndaj Xhixhës, ndërsa Jorgji nuk e fal. Nxjerr kartonin e dytë të verdhë e kapiteni jashtë me të kuqe. Vendim i drejtë i kryesorit që nuk toleron, ndonëse mund të kishte kaluar me një këshillim, meqenëse ishte faulli i parë i pjesës së dytë.

Minuta e 68-të: Nga Skënderbeu kërkohet një penallti për prekje të topit me dorë në zonë. Është vetëm karambol. Gjyqtari nuk mendon as VAR-in. Vendim i drejtë i gjyqtarit. Topi që goditet nga Xhixha godet korçarin në këmbë dhe më pas ndalet nga dora. Nuk është penallti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"