VIDEO/ Te Tirana e marrin seriozisht për ndeshjen e kthimit ndaj Vllaznisë, Binguila stërvitet veçmas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 16:32

VIDEO/ Te Tirana e marrin seriozisht për ndeshjen e kthimit ndaj Vllaznisë, Binguila stërvitet veçmas

Tirana i është rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e kthimit në Kupën e Shqipërisë, ndaj Vllaznisë. Ditën e sotme, në kompleksin “Skënder Halili”, trajneri Ze Maria nisi me analizën e ndeshjes së fundit, si dhe me shpjegimin e seancës stërvitore nga stafi teknik, veçanërisht për ndeshjen ndaj shkodranëve.

Tirana

Në kampin bardheblu ka një atmosferë të mirë, dhe stërvitja është zhvilluar me harmoni e batuta. Gjithsesi, ekipi po përgatitet seriozisht, për të siguruar kalimin në turin tjetër të Kupës. Vlen të përmendet, stërvitja e diferencuar e Binguilës. Mesfushori i është bashkuar Tiranës, pasi pak kohë më parë pësoi një dëmtim, dhe ka filluar vrapimin rreth fushës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"