VIDEO/ Te Skënderbeu bëhen nostalgjikë, kujtojnë një gol historik që çmendi tifozët në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 11:13

VIDEO/ Te Skënderbeu bëhen nostalgjikë, kujtojnë një gol historik që çmendi tifozët në stadium

Koronavirusi ka izoluar në shtëpitë e tyre shumë njerëz, teksa përjashtim këtu nuk bëjnë as futbollistët, kjo edhe për shkak të pezullimit të futbollit.ygf

Ky izolim i ka bërë edhe nostalgjikë te Skënderbeu, që së fundmi kanë menduar t’iu sjellin tifozëve në mendje një moment historik.

Klubi korçar ka postuar në faqen zyrtare golin e Bledi Shkëmbit në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e zhvilluar me Dinamo Zagrebin në “play-off” të Ligës së Kampionëve, ku asokohe korçarët u eliminuan dhe vazhduan në Europa Ligë.

Një gol historik ky për Skënderbeun, teksa çoi peshë zemrat e të gjithë tifozëve dhe u mendua një kualifikim për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, por nuk ia dolën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"