VIDEO/ Te Shalke nuk duan të humbasin formën e tyre, shikoni stërvitjen e veçantë që bëjnë së bashku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 11:31

VIDEO/ Te Shalke nuk duan të humbasin formën e tyre, shikoni stërvitjen e veçantë që bëjnë së bashku

Tashmë futbolli në pothuajse gjithë botën është pezulluar për shkak të Koronavirusit, teksa të pakta janë shtetet në të cilët ende vazhdon të luhet.JH

Edhe stërvitjet janë pezulluar për shkak se ende nuk është përcaktuar se kur do të rifillojë futbolli. Në Gjermani vazhdon të rritet numri i të prekurve dhe viktimave dhe për këtë arsye janë pezulluar shumë aktivitete, si edhe stërvitjet.

Megjithatë Shalke ka gjetur një mënyrë të veçantë për të zhvilluar stërvitjen, duke respektuar edhe disa prej rregullave.

Lojtarët e ekipit kanë kryer përgatitjet fizike, teksa ajo që bie në sy është fakti se ata ruajnë distancë nga njëri-tjetri. Madje edhe bisedat e trajnerit me futbollistët bëhet duke mbajtur distancë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"