VIDEO/ Te Lushnja bëhen nostalgjikë, publikojnë supergolin e Trashit ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 0:13

VIDEO/ Te Lushnja bëhen nostalgjikë, publikojnë supergolin e Trashit ndaj Kukësit

Skuadra e Lushnjës, militon në Kategorinë e Parë, prej disa sezonesh. Në të kaluarën, lagunarët, kanë pasur në përbërje, shumë lojtarë cilësore, mes tyre edhe futbollisti i Partizanit, Lorenc Trashi, i cili së fundmi u grumbullua në Kombëtare, madje realizoi edhe 1 gol.

Lushnja

Jo më larg se në sezonin 2013-2014, 27-vjeçari nga Gramshi, mbante veshur fanellën verdhjeshile. Lushnjarët kanë postuar së fundmi në faqen e “Facebook”-ut, një supergol të Trashit ndaj Kukësit, në 4 shtator të vitit 2013, të cilin ata e kujtojnë me nostalgji.

Bëhet fjalë për kohë të arta, ku stadiumi ishte i tejmbushur. Ky ishte dhe sezoni ku Trashi debutoi në Kategorinë Superiore. Një përlë e vërtetë, për më tepër shikoni pamjet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"