VIDEO/ Te klubi i Serisë A dëgjojnë këngëtaren shqiptare, shikoni si kërcen mbrojtësi turk në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 19:58

VIDEO/ Te klubi i Serisë A dëgjojnë këngëtaren shqiptare, shikoni si kërcen mbrojtësi turk në dhomat e zhveshjes

Këngët e artistes shqiptare Tayna nuk dëgjohen vetëm në trojet shqiptare, por ato dëgjohen edhe në shtetet e tjera të huaja. Mjafton të kujtojmë, që para pak ditësh një nga këngët e saj u shpërnda edhe nga ylli i Real Madridit, Vinisius Zhunior.TAYNA

Një tjetër futbollist ka shpërndarë një nga këngët e Taynës, por ndryshe nga sulmuesi i Realit, është shqiptar.

Bëhet fjalë për Amir Rrahmanin, i cili aktivizohet te italianët e Helas Veronë, ku po tregon edhe një formë shumë të mirë.

Së fundmi mbrojtësi ka postuar një videon nga dhomat e zhveshjes, te ekipi ku ai luan. Ajo që bie në sy është kënga e Taynës, me të cilën ka filluar të kërcejë edhe mbrojtësi turk Koraj Gynter.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

bandicam 2019-12-03 18-43-00-788 on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"