VIDEO/ “Të jemi të përgjegjshëm për veten, fëmijët dhe prindërit”, Shehi ka një mesazh për të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2020 | 13:13

VIDEO/ “Të jemi të përgjegjshëm për veten, fëmijët dhe prindërit”, Shehi ka një mesazh për të gjithë

Orges Shehi para pak kohësh mori vendin e trajnerit Shpëtim Duro, ku aventura e tij te verilindodrët nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Shehi5

Megjithatë tashmë Shehi e ka harruar për një moment futbollin, kjo për shkak të situatës së vështirë nga Koronavirus. Ashtu si të gjithë, edhe trajneri i Kukësit është i detyruar të qëndrojë në shtëpi, në mënyrë që të mos rrezikojë.

Gjithashtu ai ka edhe një mesazh sensibilizues për të gjithë Shqiptarët, teksa thotë se të gjithë të jemi të përgjegjshëm dhe për të mirën e çdo kujt të qëndrojmë në shtëpi. “Këto ditë po kalojmë një situatë të vështirë, por jam i bindur se të gjithë bashkë do ia dalim.

SHEHI

Ju lutem të jemi bashkëpunues për të zbatuar rregullat, të jemi përgjegjshëm për veten tonë, për fëmijët, për prindërit tanë. Qëndrojmë në shtëpi.”, thotë Shehi.


View this post on Instagram

Rri në shtëpi! Kujdesu për veten dhe të tjerët! Mesazh sensibilizimi nga trajneri ynë, @orgesshehi1 ??

A post shared by F.K. Kukësi (@fkkukesialbania) on

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"