VIDEO/ Të gjithë në këmbë për rikthimin e Ibrës, Mançesteri fiton me përmbysje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 20:42

VIDEO/ Të gjithë në këmbë për rikthimin e Ibrës, Mançesteri fiton me përmbysje

Mançester Junajtid fitoi në shtëpi me rezultatin 4-1 përballë Njukastëllit në takimin e vlefshëm për javën e 12-të të Premier Ligëz angleze. “Djajtë e kuq” e panë veten në disavantazh në minutën e 14-të kur Gayle shënoi për miqtë. Në të 37-tën, Martial vendosi baraspeshën në “Old Traford” ndërsa në fund të pjesës së parë Smolling përmbysi gjithçka.

Smolling

Në pjesën e dytë, skuadra e Murinjos gjeti edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës me anë të mesfushorit Pol Pogba dhe të sulmuesit Lukaku.

Ibra

Në minutën e 77-të të gjithë tifozët e Junajtid u ngritën në këmbë dhe duartrokitën daljen nga fusha të Martial, por edhe futjen në fushë të Zlatan Ibrahimovic, i cili nuk luante që nga nga 20 prilli i kaluar pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Anderleht, e vlefshme për çerekfinalet e Europa League.

 

Suedezi për pak sa nuk gjeti rrugën e rrjetës, por portieri Elliot u tregua i vëmendshëm dhe arriti ta kontrollonte topin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"