VIDEO/ Te Barcelona nuk ka qetësi, Mesi injoron zv/trajnerin gjatë ndeshjes së fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 22:00

VIDEO/ Te Barcelona nuk ka qetësi, Mesi injoron zv/trajnerin gjatë ndeshjes së fundit

Zërat se brenda Barcelonës punët nuk po shkojnë aspak pas barazimit me Selta Vigon 2-2 u është shtuar dhe një video e publikuar nga mediat spanjolle të takimit në Balaidos.

mesi sarabia

Gjatë momentit kur skuadrat po freskoheshin në pjesën e dytë, Mesi injoron totalisht zv/trajnerin Eder Sarabia, i cili tenton të komunikojë me argjentinasin, por ky e injoron dhe nuk e vështron fare.

Luis Suarez i thërret shokut të skuadrës, por Mesi largohet drejt fushës.

Në Spanjë raportohet se skuadra është acaruar me trajnerin Kike Setien për besimin e tepërt që i ka dhënë Antuan Grizmanit, i cili ende nuk ka dhënë maksimumin me fanelën katalanase.

Barazimi 2-2 me Selta Vigon i kushtoi Barcelonës vendin e parë në kampionat pasi Reali kryeson me dy pikë më shumë se rivaliteti i përjetshëm blaugrana.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"