VIDEO/ Të 2 titullarë, Abazaj fiton “derbin” kundër Gurit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 10:12

VIDEO/ Të 2 titullarë, Abazaj fiton “derbin” kundër Gurit

U transferuan me shumë bujë nga Kategoria Superiore drejt kampionatit belg, por gjërat për Kristal Abazajn dhe Sindrit Gurin nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin.

Abazaj Anderleht rezerva

Abazaj nuk është në planet e trajnerit të ekipit të parë të Anderleht, ndërsa Guri ka 7 ndeshje që nuk aktivizohet si titullar në formacionin e Ostendes. Në pamundësi për të luajtur me ekipin e parë, të 2 futbollistët shqiptarë janë aktivizuar me ekipin e rezervave të skuadrës përkatëse.

Ostende

Kjo sfidë e zhvilluar në një fushë të ngjashme me një kalçeto përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Anderlehtit. Edhe pse si Abazaj ashtu edhe Guri u aktivizuan si titullarë, ata nuk arritën të linin gjurmë në këtë sfidë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"