VIDEO/ Taulant Seferi nuk ndalet më, vjen goli i katërt në kampionatin ukrainas. Bomberi kuqezi i shënon Shakhtar Donjetck

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2022 | 16:45

VIDEO/ Taulant Seferi nuk ndalet më, vjen goli i katërt në kampionatin ukrainas. Bomberi kuqezi i shënon Shakhtar Donjetck

Taulant Seferi duket se ka gjetur vazhdimësinë para portës. Pas një fillimi jo ashtu siç e shpresonte të kampionatit, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare tashmë po shënon me rregullisht me fanellën e Vorskla Poltavës në Ukrainë.

bandicam 2022-11-23 16-36-14-255

Ai ka gjetur sot golin e tij të katërt në këtë kampionat, duke i shënuar një prej ekipeve më të forta në Ukrainë, Shakhtar Donjetck, i cili përfaqësohet çdo vit në skenat më të rëndësishme të futbollit europian.

Në minutën e 61-të të sfidës mes dy skuadrave, Seferi përfitoi nga një pavëmendje e mbrojtjes së skuadrës së Shakhtar për të shënuar golin e rezultatit të përkohshëm 2-1, duke realizuar kështu për të dytën sfidë radhazi në kampionatin ukrainas.

Aktivizimi në kampionat e la sulmuesin jashtë listës së Kombëtares për ndeshjet e fundit miqësore, pasi klubi i Vorskla Poltavës nuk dha leje meqë aktiviteti në Ukrainë vazhdon edhe gjatë Botërorit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"