VIDEO/ Taulant Seferi me asist “alla Iniesta” ndaj Bazelit, ekipin e Xhakës e shpëtojnë dy shqiptarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 18:05

VIDEO/ Taulant Seferi me asist “alla Iniesta” ndaj Bazelit, ekipin e Xhakës e shpëtojnë dy shqiptarë

Bazeli i Taulant Xhakës barazoi 1-1 ndaj Ksamaksit, ku aktivizohet mesfushori tjetër i Kombëtares, Taulant Seferi.taulant seferi

Ishte pikërisht mesfushori nga Kumanova, i cili me një pasim “alla Iniesta”, nga afër mesit të fushës nxori sulmuesin  Nuzolo, të vetëm përballë portierit ku nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve, ndërsa pjesa e dytë nisi menjëherë me Bazelin në sulm.

Në minutën e 74, vendasit shënuan golin e barazimit, në të cilin dy protagonistë ishin dy shqiptarë. Edon Zhegrova pas një topi të rrëmbyer në afërsi të zonës së Ksamaksit, dërgoi topin në zonë aty ku ndodhej Kemal Ademi, i cili e kishte shumë të lehtë të shënonte.

Pas mbylljes së ndeshjes në barazim, Bazeli renditet në vendin e dytë me 27 pikë, ndërsa Ksamaksi renditet në vendin e parafundit me 12 pikë.

Asiti i Taulant Seferit:

 

Goli i Ademit:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"