VIDEO/ “Tanku” Bajern shtyp Lacion në Romë! Kampionët e Europës u tregojnë “muskujt” rivalëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 23:59

VIDEO/ “Tanku” Bajern shtyp Lacion në Romë! Kampionët e Europës u tregojnë “muskujt” rivalëve

Bajerni i Mynihut tregon se jo më kot është kampioni i Europës. Bavarezët mposhtën me rezultatin e thellë 1-4 Lacion në ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve në Romë. Skuadra e Hansi Flik i mbylli llogaritë e kësaj sfide me 3 gola në pjesën e parë.
RITMIIII

Skuadra e Simone Inzagit u mjaftua me golin e Korreas, dy minuta pas autogolit të Açerbit në fillim të pjesës së dytë. Tashmë, ndeshja e kthimit në Gjermani mbetet vetëm një formalitet për Bajernin, ndërsa Lacio duhet të kryejë një mrekulli të çmendur për të arritur për herë të parë në histori të kualifikohet për çerekfinalet e këtij kompeticioni.

FT| LACIO-BAJERN MYNIH 1-4
Golat:
Korrea 49’/ Levandovski 9′, Musiala 24′, Sane 41′, Açerbi 47; (autogol)

 

 

 

 

FORMACIONET ZYRTARE
fotoooo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"