VIDEO/ “Tango” argjentinase në Torino, Dibala detyron Sarrin të “kafshojë” gjuhën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 22:50

VIDEO/ “Tango” argjentinase në Torino, Dibala detyron Sarrin të “kafshojë” gjuhën

Dibala çon Juventusin në çerekfinale të Kupës së Italisë. Ylli argjentinas shënoi dopietë dhe dha asistin për golin e Higuainit në fitoren spektakolare 4-0 kundër Udinezes.

dibalaaaaa

Pas acarimit me teknikun Sarri në sfidën e fundit ndaj Romës pasi e uli në stol, sot 26-vjeçari i tregoi teknikut të tij se është në gjendje të japë shumë më tepër duke kualifikuar thuajse i vetëm bardhezinjtë në raundin tjetër të Kupës së Italisë.

Spektakli nisi në minutën e 16-ë ku Dibala së bashku me bashkëkombasin Higuain organizuan një aksion fenomenal në stilin latin duke kaluar skuadrën juventine në avantazh.

Më pas, vetë sulmuesi 26-vjeçar  shënoi saktë nga penalltia në minutën e 26-ë. Por, kulmi i kënaqësisë së kësaj mbrëmjeje për tifozët e Juventusit ishte goli i dytë personal i Dibalës i cili realizoi me parabël në cepin e kuadratit të portës së Udinezes. Dagllas Kosta i vuri kapak kualifikimit të Juventusit në çerekfinale duke shënuar nga penalltia në minutën e 61-ë.

Në raundin tjetër të Kupës së Italisë, Juventusi pret fituesin e çiftit Roma-Parma.

blob:https://cc.sporttube.com/b724649b-e411-441e-bae7-cfef3b7b1804

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"