VIDEO/ Tallje nga fansat dhe surpriza! Kanë lindur në të njëjtën ditë, si festuan Shakira dhe Pike pas ndarjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 20:31

VIDEO/ Tallje nga fansat dhe surpriza! Kanë lindur në të njëjtën ditë, si festuan Shakira dhe Pike pas ndarjes

Një ndër ish-çiftet më të dashura në botën e showbizit padyshim kanë qenë këngëtarja kolumbiane Shakira dhe ish-futbollisti  i Barcelonës, Zherard Pike.

Collage Maker-03-Feb-2023-08.22-PM

Dhe si për çudi, nëse mund ta cilësojmë fat ose rastësi, të dy kanë lindur në datën 2 shkurt. Diferenca është që artisja mbush 46-vjeç, dhe ish-mbrojtësi 36-vjeç.

Por si e festuan ata një ditë kaq të rëndësishme në jetën e tyre?

Shakira u suprizua në mënyrën më të mirë të mundshme e rrethuar nga miq të shkëlqyer dhe fansa të shumtë, të cilët u dyndën për ta uruar jashtë shtëpisë së saj në Barcelonë.

Ajo ka zgjedhur t’i falënderojë për praninë e tyre dhe nuk ka ngurruar të zbresë në rrugë për t’i përshëndetur, përqafuar dhe bërë fotografi me ta. Këngëtarja ka marrë dhurata pafund dhe nuk mund të jetë më e lumtur se kaq për gjithë dashurinë që i kanë dhuruar.

7777

Nga ana tjetër për Pikenë nuk ka qenë aspak ditë festive, pasi për këtë janë kujdesur vetë ndjekësit në rrjetet sociale. Ai postoi numrin 36 dje në Twitter, për të treguar moshën që mbushte.

Dhe nëse priste që njerëzit ta uronin, kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por e kanë sulmuar dhe tallur pafund. Më poshtë po ju rendisim disa përgjigjet me epike që i janë bërë spanjollit.

12 13 145 146 99

77 78BRIKENA BISKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"