VIDEO/ Talenti shqiptar i Lacios dhe ai i Boavistës stërviten pranë “demave” të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2020 | 0:10

VIDEO/ Talenti shqiptar i Lacios dhe ai i Boavistës stërviten pranë “demave” të Partizanit

Klimën dhe kushtet që ofron qyteti i Vlorës në këtë periudhë izolimi po e shfrytëzojnë edhe disa lojtarë, të cilët luajnë jashtë vendit.

lico-fejzulla

Përveç katërshes së futbollistëve të Partizanit dhe disa të tjerëve, në këtë periudhë izolimi nën drejtimin e trajnerit Shabani po stërviten edhe dy futbollistë të kombëtareve të moshave, të cilët luajnë jashtë vendit, por që karantinën po e kryejnë në Shqipëri.

Pikërisht bëhet fjalë për korçarin Dean Liço, të cilin Igli Tare së fundmi e ka afruar te Lacio, si dhe Devid Fejzulla që është pjesë e Boavistës në Portugali. Trajneri Shabani ndihet i vlerësuar që po stërvit këto dy  talente, që sipas tij, kanë të ardhme dhe mund t’u shpërbejnë edhe ngjyrave të kombëtares.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"