VIDEO/ Talenti shqiptar dhuron spektakël në Itali, shënon supergol nga një kënd i pamundur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2019 | 23:41

VIDEO/ Talenti shqiptar dhuron spektakël në Itali, shënon supergol nga një kënd i pamundur

Sulmuesi i Kombëtares U-19 të Shqipërisë, Brijan Ibrahimi, ishte protagonist në triumfin 5-1 që skuadra e tij, Torino U-19 arriti ndaj bashkëmoshatarëve të Bolonjës.

iBRAHIMI

Shtatlarti 18-vjeçar u hodh në fushë në minutën e 85-të, ndërkohë që vetëm 6 minuta i mjaftuan për të realizuar një supergol nga një kënd thuajse i pamundur.

Ibrahimi shtangu portierin me një gjuajtje të kalibruar në afërsi të vijës fundore, teksa e dërgoi topin në rrjet. Kujtojmë që 18-vjeçari është një titullar absolut te skuadra e 19-vjeçarëve, ku së bashku me Brojën do të formojnë repartin e sulmit.

Goli i Ibrahimit on Vidnews.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"