VIDEO/ Talentet shqiptarë protagonistë në Zvicër, i shënojnë Jang Bojsit dhe Bazelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 17:58

VIDEO/ Talentet shqiptarë protagonistë në Zvicër, i shënojnë Jang Bojsit dhe Bazelit

Të shumtë janë talentet shqiptarë që aktivizohen në kampionatin elitar zvicerian. Dy prej të cilëve kanë qenë protagonist në përballjet e sotme gjetur rrugën e rrjetës. Bëhet fjalë për mbrojtësin 19-vjeçar Kastriot Imeri si dhe mesfushorin 20-vjeçar Betim Fazliji.

Fazliji

Imeri aktivizohet në radhët e skuadrës së Servetes, që është duke zhvilluar një kampionat të shkëlqyer. Në minutën e 75-të, shqiptari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke ndëshkuar Bazelin, në barazimin 2-2 që skuadra e tij arriti në transfertë. Mbrojtësi u aktivizua në minutën e 58-të duke zënë vendin e Kespedes. Edhe pse i ri në moshë, trajneri ka vendosur t’i besojë 11-metërshin talentit shqiptar.


Ndërkohë protagonisti i radhës në Zvicër ishte mesfushori Betim Fazliji. 20-vjeçari arriti të ndëshkonte kampionët e Jang Bojs, në barazimin 3-3 që skuadra e tij St Galen arriti ndaj verdhezinjve. Nj barazim me aromë titulli për skuadrën e futbollistit shqiptar, që kryeson kampionatin duke rezultuar një surprizë në elitën e futbollit zvicerian. Për sa  i përket shqiptari Fazliji, ai realizoi golin e parë në minutën e 10-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"