VIDEO/ Talenti shqiptar çmend Greqinë, shënon gol “alla-Ibrahimoviç” me roveshatë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 23:57

VIDEO/ Talenti shqiptar çmend Greqinë, shënon gol “alla-Ibrahimoviç” me roveshatë

Një supergol i sulmuesit shqiptar, Kristian Kushta, po bën xhiron e mediave në Greqi. Kryevepra e 23-vjeçarit me një gol alla-Ibrahimoviç në një ndeshje të vlefshmë për Ligën e Dytë greke vetëm një ditë më parë, po vlerësohet që tani nga mediat helene si goli më i bukur i vitit.

Nipi i Kushtes

Pas një krosimi nga krahu i djathtë, Kushta kontrollon topin me gjoks, e më pas me një roveshatë përfektë realizon një gol të jashtëzakonshëm në minutën e 20-të të ndeshjes Karaiskakis-OF Ierapetra. Vlonjati luan me këtë të fundit gjatë këtij sezoni, ndërsa takimi përfundoi 2-3 për skuadrën e tij dhe Kushta u bë autor i dy golave.


Video e gotit të barazimit të përkohshëm tashmë është objekt diskutimi në çdo media në Greqi. Në mediat greke u përhap lajmi se Kristiani është nipi i  Sokol Kushtës, por legjenda vlonjate, në një prononcim për “Panorama Sport”, e mohoi këtë gjë, duke u shprehur: “Është fis tjetër shqiptar me mbiemrin Kushta, gjithsesi më bëhet qejfi”.

158693000_1891675737655831_4522559230132543930_n

 

Qendërsulmuesi 23-vjeçar është prodhim i akademisë së PAOK-ut, por me selanikasit nuk arriti të luante në elitën e futbollit grek. Ai është nën kontratë me PAOK-un që prej vitit 2016, por çdo sezon është huazuar. Fillimisht luajti në Sllovaki te Zemplin Mihalovce dhe Slavoj Trebishov, ndërsa më pas u rikthye në Greqi për t’u aktivizuar në ekipet e Ligës së Dytë si Aiginiakos, Karaiskakis dhe së fundmi OF Ierapetra.

Nipi i Sokol Kushtes

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"