VIDEO/ Takat në kokë, shihni ndërhyrjen “horror” të Grizmanit ndaj Firminos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 11:27

VIDEO/ Takat në kokë, shihni ndërhyrjen “horror” të Grizmanit ndaj Firminos

Supersfida e mbrëmjes së djeshme në Champions dhe e grupit B, Atletiko Madrid dhe Liverpul e cila përfundoi me rezultatin 2-3 për skuadrën e Jurgen Klopit, ka pasur një moment delikat në këtë takim.

GRI

Antuan Grizman nga hero u shndërrua për pak minuta në njeriun që la ekipin në baltë. Sulmuesi francez i cili realizoi një dopietë duke barazuar përkohësisht ndeshjen 2-2 pas golave shumë të shpejtë të Salah dhe Nabi Keita, ai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 52′ të ndeshjes.

Francezi në përpjekje për të kapur topin me këmbë në ajër ka gjetur kokën e kundërshtarit, ekzaktësisht të sulmuesit të Liverpulit, Roberto Firmino i cili fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim, por arbitri kryesor e cilësoi shumë të ashpër dhe lojë tepër të rrezikshme këtë ndërhyrje dhe e ndëshkoi menjëherë me karton të kuq.

Një moment që ndryshoi rrjedhën e lojës duke parë se Liverpuli ishte në superioritet numerik për gati 38 minuta.

Skuadra e Jurgen Klopit aktualisht në grupin B renditet e para me pikë të plota me 9 pikë e ndjekur nga Atletiko e Madridit me 4 pikë, po aq sa edhe Porto e vendit të tretë, ndërsa Milani klasifikohet e fundit me 0 pikë duke e bërë shumë të vështirë kështu kalimin e grupeve për kuqezinjtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"