VIDEO/ “Ta ha zemrën”, festa speciale e Granit Xhakës me Shaqirin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 22:13

VIDEO/ “Ta ha zemrën”, festa speciale e Granit Xhakës me Shaqirin

Xhaka dhe Shaq e bënë sërish… Zvi cra preu biletën në 1/ 8-at duke mundur në përballjen direkte Serbinë me një ndeshje, që ashtu siç pritej, fitohet mes tensionit.

XHAKA SHAQIRI

Feston skuadra e Murat Jakin falë 3-2 e firmosur nga golat e Shaqirit, Embolosë dhe Frojlerit dhe të martën do të sfidojnë Portugalinë e Kristiano Ronaldos.

Ndërsa Vlahoviç me shokë kthehen në shtëpi pas 8 golave të pësuar në 3 ndeshje dhe e mbyllën në vendin e fundit në grup. Helvetët u kualifikuan, por jo edhe aq thjesht, sepse në pjesën e parë, ballkanasit përmbysën për momentin.

Gëzimi ka qenë i madh jo vetëm për Shaqirin, por edhe për Granit Xhakën, kjo shihet qartë te festa e golit të parë.  Një buzëqeshje vezulluese në fytyrën e tij, teksa përqafon bashkëkombasin e tij dhe i drejtohet me fjalët: “Ta ha zemrën“!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"