VIDEO/ Surprizë në Kupën e Italisë, ish-lojtarët e Teutës dhe Flamurtarit eliminojnë skuadrën e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 0:00

VIDEO/ Surprizë në Kupën e Italisë, ish-lojtarët e Teutës dhe Flamurtarit eliminojnë skuadrën e Serisë A

Nuk kanë munguar surprizat në raundin e 1/32-ve të Kupës së Italisë. Skuadra e Leçes, që këtë sezon do të militojë në Serinë A, është eliminuar me përmbysje (2-3)  nga Çitadela e Serisë B.

tunkara

Heroi i sfidës për miqtë e Çitadelës ishte ish-sulmuesi i Flamurtarit, Muhamed Tunkara, i cili u fut nga stoli dhe realizoi dopietë në minutat 93 dhe 100 të shtesës. Koha e rregullt prej 90 minutash përfundoi në barazim 1-1. Ndërkohë që në 30 minutat shtesë u shënuan edhe 3 gola, 2 nga Tunkara për miqtë dhe Kolombo për Leçen.

Tunkara5

Ish-sulmuesi i Flamurtarit në sezonin 2017-2018, u hodh në fushë në minutën e 85-të, duke u shndërruar në hero me dopietën e realizuar. Titullar te skuadra e Çitadelës në këtë përballje, ishte dhe ish-portieri i Teutës, Elhan Kastrati, që bëri një paraqitje dinjitoze me pritjet e tij. Në raundin pasardhës të Kupës së Italisë, Çitadela e Kastratit dhe Tunkarasë, do të përballet me fituesen e çiftit, Palermo-Torino.

GOLI I PARË I TUNKARA: VIDEO

GOLI I DYTË I TUNKARA: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

Me shiritin e kapitenit në krah/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pa fat, lë fushën në minutën e 22-të

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"