VIDEO/ Surpriza në Botëror mban emrin e Arabisë! Sauditët bëjnë përmbysjen e çmendur ndaj Argjentinës për 5 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2022 | 23:45


VIDEO/ Surpriza në Botëror mban emrin e Arabisë! Sauditët bëjnë përmbysjen e çmendur ndaj Argjentinës për 5 minuta

Arabia Saudite ka bërë surprizën e pabesueshme teksa ka përmbysur Argjentinën ditën e sotme me rezultatin 1-2, e vlefshme për Grupin C të Botërorit “KATAR 2022”.

ARABIA SAUDITE

Sfida prodhoi gola dhe emocione, ku nisi me Mesin, i cili humbi një gol të sigurt në minutën e 2-të.

Golin e avantazhit e shënoi përfaqësuesja “Albiceleste” me Lionel Mesin, i cili shndërroi në gol një penallti të akorduar nga VAR-i pas një kontakti në zonë.

Argjentina shënoi dy herë me Lautaro Martinezin, në minutat 28′ dhe 35′, por në të dyja rastet sulmuesit të Interit i është mohuar goli.

Pjesa e dytë nisi me dominimin e Arabisë Saudite që menjëherë gjetën golin, në minutën e 48′ me anë të Al Shehrinë, falë një aksioni model.

Ndërsa goli i përmbysjes së madhe erdhi 5 minuta më vonë, ekzaktësisht në minutën e 53′ falë një supergoli nga distanca e Al Dausari.

Argjentina e nis kështu Botërorin në Katar në mënyrën më të keqe, ndërsa Sauditët bëjnë surprizën e madhe deri më tani në këtë edicion.

PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.

FT  | ARGJENTINË 1-2 ARABI SAUDITE

Mesi 10′ (p) / Al Shehri 48′, Al Dausari 53′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90+9′ Lë fushën e lojës i dëmtuar Al Shahrani për Al Breik.

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 8 minuta shtesë!

88′ Arabia Saudite bën sërish zëvendësim, largohet Al Abed dhe Al Buraikan për Al Amrin dhe Asirin.

80′ Lionel Mesi provon të rikthejë baraspeshën me një goditje të lirë, por tentativa drejt portës ishte për tu harruar.

78′ Sauditët bëjnë zëvendësim, largohet autori i golit të parë Al Shehri për Al Ganam.

75′ Argjentina kryen një tjetër lëvizje, largohet Taljafiko për Akunjën.

67′ Vjen dhe kartoni i parë i verdhë, Al Malki ndëshkohet me karton pas një kontakti që bëri ndaj lojtarit argjentinas.

59′ Argjentina kryen tre zëvendësime, largohen Romero, Papu Gomez dhe Paredes për t’i bërë vend Lisandro Martinezit, Alvarezit dhe Fernandes.

53′ GOOOL ARABIA SAUDITE 1-2! E pabesueshme në Katar! Sauditët gjejnë golin e përmbysjes me Al Dausarin, i cili shënoi një supergol nga distanca duke shtangur portierin e Argjentinës, Martinez.

48′ GOOOL ARABIA SAUDITE 1-1! Ndodh befasia, sauditët barazojnë rezultatin me Al Shehrinë pas një aksioni model.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+2′ Kapiteni i Arabisë Saudite, Al-Faraj pëson një dëmtim dhe lë fushën e lojës, për t’i bërë vend Bahebrit.

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 5 minuta shtesë!

35′ Argjentinës i mohohet sërish goli, përsësi Lautaro Martinez shënon, por anësori e akordon si pozicion të parregullt.

28′ Përfaqësuesja “Albiceleste” gjen golin e dytë me një superaksion dhe një “perlë” nga Lautaro Martinez, i cili i shkëputet mbrojtjes saudite dhe dërgon topin bukur në rrjetë. Por VAR jep pozicion të jashtë loje.

23′ Lionel Mesi shënon sërish, por 7 herë fituesi i “Topi të Artë” është dukshëm në pozicion jashtë loje.

18′ Lautaro Martinez provon të befasojë sauditët me një kundërsulm, por sulmuesi i Interit gjendet në pozicion të parregullt, me anësorin që ngre flamurin lart.

10′ GOOOL ARGJENTINA 1-0! Zhbllokohet sfida, Lionel Mesi kalon në avantazh me penallti Argjentinën duke dërguar topin në fundin e rrjetës.

8′ VAR-i thirret në apel, Argjentina fiton penallti pas një kontakti në zonë.

2′ Argjentina e nis furishëm! Mesi godet portën, por portieri Alouais ishte i saktë duke e grushtuar.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

ARGJENTINË –

arg

ARABIA SAUDITE –

ara

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL