VIDEO/ Surpriza e madhe e Kupës, shihni si Labëria mposhti Vllazninë fituese në fuqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 19:27

VIDEO/ Surpriza e madhe e Kupës, shihni si Labëria mposhti Vllazninë fituese në fuqi

Ndeshjet e sotme të Kupës së Shqipërisë kanë dhuruar shumë rezultate surprizë, por asnjëri më shumë se ai që regjistroi Vllaznia në fushën e Laberisë. Skuadra shkodrane nis edicionin si fituese në fuqi e trofeut, por ka regjistruar një humbje 2-1 përballë ekipit të Kategorisë së Dytë.

laberia vllaznia

Goli i Çobës i dha avantazhin kuqebluve, por ata u arritën shumë shpejt nga Dalanaj me penallti. Në fillimin e pjesës së dytë, një gol i shkëlqyer me një aksion individual të Kamberajt, i dha suksesin 2-1 skuadrës së Labërisë.

Labëria – Vllaznia 2-1
Dalanaj 40′ (p), Kamberaj 48′ / Çoba 33′ 



PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"