VIDEO/ Superkupa e Europës mallkim për Sevijan, Bajerni i Flik fiton trofeun e 4-t

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 0:02

VIDEO/ Superkupa e Europës mallkim për Sevijan, Bajerni i Flik fiton trofeun e 4-t

Pas tripletës (kampionat, Kupë dhe Champions), Bajerni i Mynihut ka fituar edhe Superkupën e Europës, duke siguruar kwshtu trofeun e 4-t. Të besuarit e Hans Flik, mposhtën mbrëmjen e sotme Sevijan me rezultatin 2-1. Koha e rregull përfundoi në barazim 1-1, falë golave të Okampos dhe Gorecka, teksa sfidën e vendosi goli i Havi Martinez në minutën e 104.

Bajern

Sevija në krahun tjetër ka më shumë pjesëmarrje se skuadra gjermane, plot gjashtë herë kanë arritur spanjollët të jenë pjesë e kësaj finaleje duke e fituar atë vetëm një herë në vitin 2006. Superkupa e Europës, duket se është kthyer në një mallkim për spanjollët.

FT: BAJERN MYNIH – SEVIJA 2-1

Gorecka 34′ , Havi Martinez 104’/ Okampos 13′ (p)

FORMACIONET ZYRTARE:

Bajern

Sevija

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"