VIDEO/ Superiorja është histori tjetër, Tirana fundos ‘’nëndetësen’’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2021 | 23:53

VIDEO/ Superiorja është histori tjetër, Tirana fundos ‘’nëndetësen’’

Tirana ka triumfuar me poker ndaj Dinamos duke e mposhtur me rezultatin 4-0. Një hakmarrje nga bardheblutë për atë humbje në Kupë ne mesjavë që ka sjellë reagim të menjëhershëm nga skuadra e Shehit. 

tirana

Takimi u dominua totalisht nga skuadra e Orges Shehit e cila përdori armën më të fortë, kundërsulmin. Me një dyshe Xhixha-Seferi në superformë, bardheblutë nuk e diskutuan për asnjë herë fitoren.

Ishte pikërisht Seferi që u bë protagonist në fundin e pjesës së parë, duke u shkëputur bukur mbrojtjes, kaloi portierin Bakaj, por Sidibe në inerci e sipër shkaktoi autogol. Në pjesën e dytë, Xhixha shpërtheu me dopietë në vetëm 5 minuta duke shënuar me dy kundërsulme të shpejta.

Dhe pse në avantazh të trefishtë, Tirana u hodh sërish në sulm duke gjetur dhe golin e katërt me Hotin. Një fitore e madhe në derbi nga bardheblutë që kryesojnë bindshëm kampionatin pas javës së 8-të.

FT| TIRANA-DINAMO 4-0

Sidibe 45′ (autogol) , Xhixha 56′, 61′ , Hoti 82′ 

MINUTË PAS MINUTE

Përfundon takimit, Tirana shkërmoq Dinamon duke u hakmarrë për ndeshjen në Kupë. Në mesjavë na pret një tjetër derbi. 

90′ Gjyqtari i katërt akordon 3 minuta shtesë.

87′ Tjetër rast i mirë i bardhebluve me Beshirajn, por talenti shpërdoron para portës.

85′ Shkëmbi provon lëvizjen e fundit në sulm, del nga loja Çinedu në fushë Patrik Bardhi.

82′ GOOOL Tirana 4-0/ Super aksion i Tiranës, Hoti plotëson pokerin duke shënuar dhe golin e katërt. Festë e bardhebluve.

79′ Tjetër zëvendësim te bardheblutë, lë fushën e lojës kapiteni Erion Hoxhallari, në vend të tij Gentian Muça.

78′ Edvan Bakaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyje të ashpër në dëm të Seferit. Rrezikon portieri i bluve.

73′ Zëvendësim në radhët e bardhebluve, del Aldi Gjumsi dhe Behiratçe, në fushë Florjan Përgjoni dhe Engjëll Hoti.

70′ Super kombinim mes Xhixhës dhe Seferit. Ky i fundit shmang dy mbrojtës të Dinamos por gjuajta e tij pritet nga portieri Bakaj duke shmangur golin e katërt të bardhebluve.

69′ Përgjigjet Dinamo me një rast të artë, por kapiteni Ibraimi gabon gjithçka duke hezituar të godasë dy herë duke shpërdoruar një mundësi për të ngushtuar rezultatin.

65′ Zëvendësim në radhët e Dinamos, lë fushën e lojës Skuka, në vend të tij Françesko Daija.

65′ Çfarë humbet Çinedu. Pas një goditjeje standarde, sulmuesit i del topi shumë pranë portës së Bekajt, por bën më të vështirën, duke gjuajtur jashtë. Sulmuesi s’i beson syve.

61′ GOOOL Tirana 3-0/ Xhixha shkëputet bukur mes mbrojtësve duke dalë para portierit Bakaj, për ta mposhtur. Pas 3 minutave konsultim me VAR, gjyqtari Kreshnik Cjapi e akordon si të rregullt golin e bardhebluve. 

59′ Redon Mihana ndëshkohet me karton të verdhë pas një nervozizmi me Erion Hoxhallarin. Rrezikon kapiteni i bardhebluve, por për fati aksioni ishte pozicion jashtë loje.

56′ GOOOL Tirana 2-0/ Një tjetër aksion i mirë i bardhebluve, Xhixha përfiton nga një gabim i Sidibes për të çuar topin në rrjetë me një goditje mjaft të bukur me trinën e këmbës. Tirana kryeson me dy gola. 

53′ Ibraimi provon një goditje të fortë në trekëndëshin e portës, por reagon portieri duke larguar rrezikun.

Gjuajtja e Ibraimit on Vidnews.

52′ Kapiteni Erion Hoxhallari ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në dëm të Çinedus. Faull i rrezikshëm për Dinamon.

46′ Starton pjesa e dytë, Tirana shkelmon topin e parë nga mesi i fushës.

Erion Hoxhallari për SuperSport: ”Jemi vendosur që ta vazhdonim ndeshjen ku e lamë pjesën e dytë të mërkurën, pasi e morëm pak lehtë atë ditë”

Agim Ibrahmi: ”Duhet t’i shmangim këto gabimet personale, duhet më shumë vetëbesim, derbi është derbi, nëse i shmangim gabimet do ta kthejmë ndeshjen”.

Mbyllet pjesa e parë. Tirana në avantazh pas një aksioni vetjak të Seferit që bëri gjithçka vet duke detyruar Sidiben të shkaktojë autogol. Berdheblutë më kërkues në pjesën e parë, ndërsa Dinamo gabon shumë në pasime. 

45′ GOOOL Tirana 1-0/ Zhbllokohet ndeshja, pas një aksioni personal të Seferit bardheblutë kalojnë në avantazh me një autogol të Sidibe

41′ Vesel Limaj provon të surprizojë Bakajn me një gjuajtje nga 30 metra, por portieri i bluve grushton topin në këndore.

32′ Superaksion i Tiranës, Xhixha ndodhet i vetëm në zonën e 16 metrashe, duke tentuar të gjejë cepin e portës, por gjuajtja e sulmuesit është e dobët dhe përfundon jashtë.

29′ Imami ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në dëm të Seferit. Ky i fundit u nis shpejt drejt portës së Dinamos, por vetëm faulli e ndali.

24′ Gjumsi tenton të fitojë një top në zonën e bluve, por Bakaj është i vëmendshëm duke e larguar shpejt sferën nga porta dinamovite.

20’ Gjumsi lëshon një gjuajtje të fortë nga e djathta, Bakaj grushton me vështirësi e pastaj mbrojtja dërgon topin në këndore.

17’ Iniciativa mbetet e Tiranës, me Najdovskin i cili gjuan nga distanca, pa gjetur katërkëndorin.

15’ Gjumsi mundohet të shpërthejë në krahun e djathtë me një aksion të shpejtë, por Isaevski me shumë mjeshtëri arrin të fitojë faull në zonë.

12’ Kundërsulm thuajse perfekt i Tiranës me Xhixhën, ai pason për Seferin i cili gjuan nga e majta, por gjen Bakajn e vëmendshëm i cili çon topin në këndore.

7’ Minuta studimi nga të dy skuadrat, të cilat nuk lejojnë hapësira për sulmuesit me aksionet që thyhen pranë zonës.

3’ Çinedu nis një top në të majtën në zonë për Mihanën, del portieri Bekaj dhe kontrollon gjithçka.

1’ Dinamo nis ndeshjen dhe shkon menjëherë në zonë me Çinedu, por pastaj ndalet nga gjyqtaria, Sulmuesi i Dinamos pretendon për prekje të topit me dorë nga Hoxhallari, por edhe VAR lejon vazhdimin e lojës.

FORMACIONET ZYRTARE:

Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari, Ismailgeci; Totre, Limaj, Najdovski; Gjumsi, Xhixha, Seferi, Trajner: O.Shehi

Dinamo (4-2-3-1): Bakaj; Siljanovski, Sidibe, Imami, Isaevski; Samake, Demiri; Skuka, Ibraimi, Mihana; Çinedu, Trajner: B.Shkëmbi

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"