VIDEO/ Supergoli nga distanca, Erjon Vucaj dhuron spektakël në kampionatin malazez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 15:15

VIDEO/ Supergoli nga distanca, Erjon Vucaj dhuron spektakël në kampionatin malazez

Mesfushori shkodran Erjon Vucaj, rrëmbeu skenën në kampionatin malazez, me një supergol të realizuar nga distanca, në sfidën ndaj Mornar Bar, që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të vendasve. Ky ishte goli i parë me fanellën e Deçiç, për mesfushorin shkodran, i cili iu bashkua skuadrës shqiptare që militon në kampionatin e Malit të Zi në merkaton e janarit.

Vucaj

Në minutat e 69-të, me një predhë të kalibruar, 32-vjeçari, e dërgoi topin në trekëndësh, duke mos i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Dueli mes Mornar Bar dhe Deçiç ishte i vlefshëm për javën e parafundit të elitës së futbollit malazez, teksa skuadra shqiptare e Vucajt, ka siguruar pjesëmarrjen në Europë edhe këtë sezon, duke u renditur në vendin e tretë.

Në të kaluarën mesfushori shkodran ishte pjesë e Dritës në Kosovës, ndërkohë që me Deçiç, numëron 14 ndeshje dhe 1 gol të shënuar. Për më tepër shikoni golin spektakolar të realizuar nga Vucaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"